Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Ratkoceri: "Kjo që i thotë vetes opozitë nuk është në gjendje...

Arben Ratkoceri: “Kjo që i thotë vetes opozitë nuk është në gjendje ta mund këtë BDI të lodhur e me aq skandale

Që duhet me u mund BDI në zgjedhje e me shku në opozitë, kjo as që duhet të diskutohet. Debati është për formën. Mirëpo, kur kjo që i thotë vetes opozitë nuk është në gjendje ta mund këtë BDI të lodhur e me aq skandale, atëherë çka mund të presësh ma ndryshe në qeverisje. Edhe më keq, kur humbin paaftësinë e tyre dhe ikjen e përgjegjësisë, mundohen ta mbulojnë duke zbuluar fajtorë te gazetarët, te biznismenët, te shteti i kapur te… Kur fitojnë, e quajnë spektakulare dhe i harrojnë fajtorët.
Lejeni more FB dhe justifikimet duke shpikur armiq si dhe gatishmërin vetëm që të futeni në pushtet jeni gati ta gëlltitni edhe si humbës, të ulur në prehërin e dreqit e të birit..ska çka ju duhet ky pushtet…. Punoni e bindini shqiptarët që jeni më të mirë që t’ju votojnë, sepse pjesa më e madhe e juaja edhe jeni më të mirët
P.s me gjithë atë miqësi të proklamuar me VV e Albin Kurtit, si nuk mësuat diçka se si fitohen zgjedhet, kur ky e kishte 100 herë ma vështirë se ju !
Arben Ratkoceri-gazetar

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments