Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Asllani, 33 vjeçari prej dy javë i zhdukur

Arben Asllani, 33 vjeçari prej dy javë i zhdukur

Faik Arsllani, (33) nga Shkupi, njofton edhe një herë për zhdukjen e vëllaut të tij Arben Arsllanit, 33-vjeçar, i cili me 23 janar të këtij viti, rreth ores 22 e 30 është larguar nga banesa e tij në lagjen Veri të Shkupit. Faik Asllani shkruan se prej atij momenti nuk dinë asgjë për fatin e vëllait.

Më poshtë, letra e plotë e Faik Asllanit!

“Pas 48 orëve të zhdukjes së Arbenit është njoftuar policia, por deri tani nuk ka asnjë informacioni të vlefshëm, i cili mund të na çojë deri te vëllau im.

Në jemi djemë të fotografistit të njohur nga Shkupi “Foto Beço” dhe në 15 vitet e fundit kemi qenë objekt i disa atentateve, të cilat deri tani policia nuk ka arritur t’i zbardh.

Si familje kemi bëtë të gjitha përpjеkjet e mundshme për të siguruar çfardo informacioni, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, lidhur me fatin e Arbenit, por fatëkeqësisht nuk kemi gjetur asgjë.

Po ju shkruaj juve si media për t’u lutur, të interesoheni për rastin e zhdukjes së Arbenit dhe të sensibilizoni opinionin, i cili mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Njëkohësisht, ju njoftoj se vrasje, kidnapime dhe zhdukje enigmatike kohëve të fundit kanë ndodhur edhe në disa familje tjera në Maqedoni.

Nëse ne si shoqëri dhe institucionet e sistemit, policia dhe prokuroria, nuk jemi të gatshëm të zbardhim fatin e personave të zhdukur apo të kidnapuar, fatëkeqësi të ngjashme do të mund të ndodhin edhe në familje tjera në Maqedoni.

Arsyeja tjetër pse po ju kërkojë të merreni me zhdukjen e vëllaut tim është të na ndihmoni për ta senzibilizuar opinionin sepse dikush prej qytetarëve mund të këtë informacion, i cili do të mund të na ndihmojë në gjetjen e Arbenit.

Një njoftim të ngjashëm kam bërë edhe në rrjetet sociale, por deni tani përveç thashethemeve, nuk kam marrë asnjë informacion kredibil, i cili mund të ndihmojë për zbardhjen e fatit të Arbenit.

Të gjithë ata që kanë parë Arbenin pas ditës kritike të 23 janarit, i lus të më kontaktojnë në telefonin celular, 078292959 dhe përmes postës elektornike: [email protected]

Në fund, i lutem Zotit të marrë në mbrojtje vëllaun tim dhe shëndosh e mirë të na kthehet në shtëpi.

Me respekt, Faik Arsllani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments