Bamirësit Struganë
Jo çdo kush e ka fatin të jetojë nën një kulm të sigurt dhe të ngrohtë e të gëzojë shëndet të mirë. Shembull i këtij realiteti të hidhur, ndër shumë tjera, është dhe një familje nga Tateshi i Poshtëm. Ata janë 6 anëtarë asnjëri i aftë për punë, më i vjetri është 73 vjeç ndërsa anëtari më i ri është 9 vjeç. Duke mos pasur një shtëpi të vetën ata jetojnë në shtëpinë e të vëllait. E vërteta është se kësaj familje i janë gjendur pranë shumë njerëz bujarë të cilët i kanë ndihmuar financiarisht me vite të tëra por është më se e nevojshme që në mënyrë të organizuar dhe të mirë-menaxhuar kjo familje të bëhet me një kulm të sigurt e të ngrohtë mbi kokë.
Bamirësit Struganë kanë marrë përsipër iniciativën që kjo familje sa më shpejtë të bëhet me një shtëpi të re. Dhe ne, duke pasur parasysh zemërgjerësinë e madhe të miqve tanë bamirës dhe përkrahjen e tyre të pakushtëzuar e dimë se shumë shpejtë kjo familje do e gëzojë shtëpinë e re me kushtet e nevojshme për një jetë normale. Ju bëjmë apel të gjithë donatorëve tanë ta marrin parasysh këtë thirrje dhe ti bashkohen ndihmës tonë!
Në fotografinë më poshtë është vendi ku është planifikuar të ndërtohet shtëpia. Ndërsa në të dhënat më poshtë ju mundet ta adresoni ndihmën tuaj!
Emri i shoqatës : HZBS Struga
Adresa: KARAORMAN br.21 STRUGA STRUGA
IBAN: MK07210722000117340
Emri i Bankës: NLB BANKA AD SKOPJE
Adresa e Bankës: Mother Teresa 1
Shteti: North Macedonia
SWIFT: TUTNMK22
Zyra:
Mbrapa postës
6330 Strugë, Maqedonia Veriore
+389 71 963 492
E-mail: bamiresit.strugane@gmail.com