Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAnketë: Pothuajse 41 për qind e qytetarëve në referendum do të votojnë...

Anketë: Pothuajse 41 për qind e qytetarëve në referendum do të votojnë “pro”

Këtë e ka treguar sondazhi më i ri që për televizioni Tellma e kanë përpunuar Instituti për demokraci – Societas civilis dhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar – QMBN, ndërsa e zbatoi kompania M-prospekt.

Në pyetjen e parë në anketën – nëse do të dalin apo jo në votim, shumica apo 57, 8 për qind janë prononcuar se do të dalin  në votim, pothuajse një e treta apo 28,8 për qind nuk do të dalin në referendum, 11,2 për qind nuk e dinë dhe 2,2 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Anketa është në formë terreni dhe është zbatuar ballë për ballë nga data 7 deri më 25 gusht në ekzemplar reprezentativ prej 1.0000 të anketuarve. Sondazhi e ka projektuar edhe censusin e referendumit të të anketuarve. Anketa është zbatuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Anketa e plotë dhe analiza e të dhënave është publikuar sonte në “Top Tema në Vasha Strana” në Tellma.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments