Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAmdi Vinca, kamermani simbol i Strugës, i palodhshëm dhe profesionist i madh

Amdi Vinca, kamermani simbol i Strugës, i palodhshëm dhe profesionist i madh

Amdi Vinca, është padyshim kamermani “simbol i Strugës”

Ishte vetëm 15 vjet në vitin 1991 kur për herë të parë Amdi Vinca do niste rrugëtimin me kamerën dhe televizionin, pasion i cili asnjëherë nuk u shua por nga viti në vit vetëm se u bë më profesional. Sot edhe pse akoma nuk i ka mbushur të 46-tat Amdi Vinca është kamermani që ka regjistruar të kalurën e Strugës në të gjitha dimenzionet në këto 32 vjet duke arkivuar atë me pamje, në një mori ngjarjesh.
Amdi Vinca tregon se gjithçka filloi në televizionin e parë privat Kaltrina TV, ku përveç si kamerman u angazhua edhe si montazhier dhe realizues i lajmeve. Pastaj ai shfaqet edhe si xhirues edhe i shumë emisioneve dhe dokumentareve me autor të ndryshëm që janë shfaqur edhe në mediat e tjera si TVSH, RTK si dhe MTV2.
📹 ‘’Kamera është pjesë e pandarë në jetën time, nuk besoj se ka ndonjë moment i cili më ka lënë përshtypje a nuk e kam regjistruar ose fotografuar”.
Por puna si kamerman përvec kënaqësisë profesionale është edhe një punë e vështirë dhe me presion, sidomos presionet rriten në kohë të turbullta politike tregon Vinca.
Nuk ka patur aktivitete dhe manifestime për këto 30 vite në Strugë, në të cilat nuk kam asistuar qofshin ato politike, sociale apo sportive.
Marrë nga faqja zyrtare Komuna e Strugës

Përcjell Struga Ekspres.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments