Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlternativa nuk pranon të hyjë në Qeveri pa ASH-në

Alternativa nuk pranon të hyjë në Qeveri pa ASH-në

Partia qeveritare shqiptare BDI është e gatshme të negociojë dhe ta marrë opozitaren Alternativa në bashkëqeverisje, nëse kjo e fundit e pranon programin dhe planin strategjik qeveritar. Kështu deklaroi mbrëm në emisionin Click Plus nw TV21, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Por si duket Alternativa nuk ndahet nga partneri i koalicionit Aleanca për Shqiptarët.

“AlternAtivA e ka programin e vet partiak dhe programin zgjedhor të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, kështu që ne u qëndrojmë besnik votuesve dhe marrëveshjeve tona”, thonë për TV21 nga Alternativa, pas deklaratës së mbrëmshme të Bujar Osmani në Click Plus, ku tha se BDI është e gatshme për bashkëqeverisje me Alternativën, por nëse kjo e fundit e pranon programin qeverisës.

Mes tjerash në qëndrimin e tyre thuhet se, ajo që shqiptarët kanë nevojë është që partia shqiptare në pushtet të jetë e fuqishme dhe e fortë e jo herë të jetë në shërbim të Zaevit e Spasovskit e herë të Gruevskit e Mijallkovit, por asnjëherë të shqiptarëve. Deklarata të tipit të këtillë mund të prodhojë vetëm dikush që cinizmin e ka bërë diskurs të gjuhës së tij, por edhe një mendësi përçarëse e ofenduese, që u ngjan taktikave serbe e millosheviqiane, prej ku duket se ky eksponent i BDI-së ka marrë mësim gjatë takimeve me ministrat serbë së fundmi në Beograd.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments