Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAllahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë...

Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten

Esma Ramani

Qetësia dhe harmonia ishin situatat të cilat gjithmonë e ndjeknin familjen në çdo aspekt të jetës, çdo gjë ishte normale. Duke i pasur lakmi kësaj gjendjeje, papritmas diçka hapëori në konakun e formuar prej shumë vitesh, diçka që ishte ndryshim i paparamenduar. Ky qe shkaku që bëri që gjaku të filloj të ndryshoj ngjyrën e tij, apo ndoshta edhe të stagnon me ngrirjen e tij. Rastësia këtu nuk ishte prezente.

Njeriu gjithmonë duhet t’i ndëgjoj këshillat e më të mëdhenjve apo njerëzve në moshë. Fjala “gjaku” që ndryshoi ngjyrën përdoret si sinonim i fjalës “situata”që ndryshoi në një konak të themeluar ndër vite. Nga kjo kuptojmë se bëhet fjalë ndoshta për një “gabim” nga ndonjë anëtar i familjes, gjë që ndryshoi rrjedhojën e jetës se tyre. Si mësim nga kjo nxjerim fajlët e përdorura gati se çdo ditë: Asnjëherë mos e nënvlerësoni ndihmën e tjetrit, mos i asgjësoni sendet, veprimi sipas mendjes suaj në këtë rast “gabimi” ndonjëherë mund t’ju dërgojë në fatalitet, mirëpo qëllimi është se duhet çdoherë të merren në konsideratë fjalët e më të moshuarve, janë ato që i dinë gjërat më mirë, është eksperienca në pytje.

Çdo njeri në jetë përjeton ndryshime drastike apo zhgënjime të ndryshme bile edhe veprime të “pa falura”, mirëpo caku është që ti asnjëherë të mos dorëzohesh, them të mos biesh në atë situatë sa që gjaku yt të ndryshoj ngjyrën apo edhe të ngrijë përfundimisht, kjo asnjëherë nuk duhet lejuar.

Parashtrohet pyetja cilat mund të jenë mendimet e thirura në drejtim të këtij fenomeni apo më thjesht mënyrat se si duhet tejkaluar këto lloj periudha. Thjeshtësia në pytje dhe jo mendjemadhësia.

Të gjithë ne e dimë thënienHeshtja është flori, mirëpo ndonjëherë sidomos kohëve të fundit fjala e mirë apo këshilla e mirë mund të quhet flori. Prandaj, në këtë aspekt asnjëherë mos i anashkalo këshillat e më të vjetërve sepse një këshill e tyre vlen sa ari apo floriri. Ari është send që nuk i humb vlera edhe poqese kalojnë dekada edhe fjala e mirë zë vendin e saj merr pozitën e arit dhe përmendet me vite dhe vite të tëra dhe mund të rezultoj me pozitivtitet në këtë gjendje zhgënjimi apo veprim i gabuar.

Nga kjo nënkuptojm që asnjëherë nuk duhet ndaluar së kerkuari arin në kontekst të fjalëve apo këshillave të mira, sepse poqese i mohon këto fenomene mund të të kushtojë me veprime jo të mira që të dërgojnë në gabime, por edhe mund të të kushtoj me ngrirje të gjakut, ky send aq me vlerë dhe posedues i patjetërsueshëm.

Dhe mos bini pre e gabimeve sepse njerëzit gjithmonë gëzohen me gabimet e të tjerëve. Një fjalë e urtë gjermane thotë: Forma më e shpeshtë e kënaqësisë është gëzimi shpirtkeq për problemet e atyre të cilët i kemi zili.

Si perfundim mund të konstatoj që çdo kush duhet ta ruaj gjakun e tij duke mos vepruar gjëra që do të pendoheni, mos lejoni fajlët e të tjerëve të ndikojnë tek ju dhe mos besoni shumë sepse ajo shumë mund t’ju kushtoj me ngrirjen e gjakut apo humbjen e ngjyrës se tij, gjë që shumë rrallë mund të riparohet kuptohet në aspekt të “gabimeve”.

Mundohuni të bëni ndryshime në veten tuaj duke mos e lejuar veten të zhyteni në gjëra më të rënda. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.”

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!