Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria Zaev mund t'ia dalë edhe pa BDI-në, koalicion me Aleancën dhe...

Qeveria Zaev mund t’ia dalë edhe pa BDI-në, koalicion me Aleancën dhe Besën

Kryeministri Zoran Zaev ka gati tre deputetë në rast se Aleanca për Shqiptarët do të braktisë Qeverinë. Kjo bëhet e ditur nga portali Libertas, i cili shkruan se bëhet fjalë për deputetë që janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE nga partitë më të vogla, transmeton Express.
Janë deputetë nga komuniteti turk, boshnjak dhe rom. Portali Libertas këto të dhëna i ka duke u thirrur në një funksionarë të pushtetit.

Në këtë kombinatorikë nuk përmendet PDSH-ja dhe kjo është parë edhe nga deklaratat e fundit të disa përfaqësuesve të BDI, të cilët kanë thënë se askund ata nuk kanë thënë se PDSH do të bëhet pjesë e Qeverisë.

Megjithatë sipas Libertas, do ti jepet hapësirë Ziadin Selës dhe partisë së tij që të vendosin për hapat e mëtejshëm. Por siç thuhet, shpresojnë se Aleanca nuk do të dal nga Qeveria.

Kjo do të thotë se Zaev ka shumicë të mjaftueshme qeveritare edhe pa BDI-në, por se BDI nuk po e kupton këtë porosi. “Kjo do të thotë se Zaev tashmë ka shumicë të mjaftueshme për të bë qeveri vetëm me Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët, si dy parti që perfaqesojnë vullnetin e shumicës shqiptare”, kanë thënë këto burime.

Qeveria duhet të kompletohet duke plotësuar dy vende ministrore, ate të Shëndetësisë, ku në vend të Arben Taravarit do të jetë Vullnet Ferati dhe një kandidat i BDI-së i propozuar për ministër pa resor në vend të Ramiz Merkos.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments