Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderAlim Hajredini u zgjodh kryetar i UKSHMV-së

Alim Hajredini u zgjodh kryetar i UKSHMV-së

Alim Hajredini, trajneri i klubit të karatesë “Drini” nga Struga është zgjedhur kryetar i Unionit të Karatesë Shqiptare të Maqedonisë së Veriout (UKSHMV-së) në Kuvendin zgjedhor i cili është mbajtur të dielën në Strugë (5 janar 2020).

Për Hajredinin kanë votuar shumica e kuvendarëve të Unionit.

Pasi ishte emëruar për kryetar, ai propozoi anëtarët e kryesisë, të cilët janë: Selim Dinarica (K.K. “Eldi Kan”- Shkup), Sabri Ramadani (K.K. “Shkupi”- Shkup), Seful Osmani (K.K. “Rinia” Mateç-Kumanovë), Durim Paçuku (K.K. “Uraniku” -Dibër), Ylber Rexhepi (K.K. “Shkumbini”- Tetovë) dhe Selim Sahiti (K.K. “Skardus”- Tetovë).

Kryesia propozoi edhe komisionin mbikqyrës, të cilët gjithashtu u votuan njëzëri. Për kryetar të komisionit u zgjodh: Luan Gjergji (K.K. “Uraniku” – Diber), kurse për anëtarë u zgjodhën:  Arben Mustafai (K.K. “Drini”- Strugë) dhe

Irfan Aliu (K.K. “Kushtrimi”-Shkup), ndërsa sekretar i Unionit në detyrë, deri në kompletimin e komisioneve, mbetet: Alaudin Idrizi (K.K. “Kushtrimi”- Shkup).

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments