Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAlim Hajredini: A është vërtetë "FC Struga" ekipi jonë?

Alim Hajredini: A është vërtetë “FC Struga” ekipi jonë?

Autor: Alim Hajredini

A është vërtetë FC Struga ekipi jonë?

Sot në Strugë, u luajt ndeshja e nëntë në ligën e parë në Maqedonin e Veriut, ndërmjet FC Struga Trim & Lum dhe FC Belasica.

Paraprakisht ekipi i FC Struga Trim & Lum bëri publike edhe formacionin për këtë lojë.

Çfar më ra në sy, në kë formacion dhe me lojtarët rezervë.

Nga 11 lojtarë në formacionin e parë, vetëm tre lojtarë Strugan (kjo ndodh pothuajse në të gjitha lojrat e luajtura deri më tani) nga lojtarët rezervë, nga shtatë, vetëm dy janë Strugan.

Kundërshtari i sotëm KF Belasica është ekipi më i dobët në ligë, zero fitore dhe vetëm një barazim.

Loja sigurisht u fitua nga vendasit, me rezultat 3:0.

Për habin time, por besoj edhe të shumë adhuruesve vendas, të FC Stuga Trim & Lum, trajneri nga pesë zavendësimet që i bëri, asnjë Strugan.

Në ekipin e FC Struga Trim & Lum, ka shumë lojtarë vendas, të talentuar, por që trajneri “i madh” nuk ju jep mundësinë për ti treguar aftësitë dhe talentin e tyre.

Natyrshëm lind pyetja: pse ky Trajner “i madh” nuk i angazhon talentët vendas?

Pa keqkuptime, nuk jam kundër lojtarëve jashtë Strugës, kur ata janë të një niveli të lartë, por kur ata janë të një niveli me vendasit ose në disa raste edhe më të dobët, atëher më falni, por diqka nuk shkon.

Uroj që pronari dhe trajneri, të reflektojnë pak dhe të kenë më shumë besim te lojtarët vendas, që edhe atyre tu japin haësirë dhe mundësi të tregojnë talentin e tyre.

FC Struga Trim & Lum, i uroj edhe më shumë suksese!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments