Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti uron Diten e Mësuesit

Ali Ahmeti uron Diten e Mësuesit

Kryetari i BDI-se,Ali Ahmeti uron diten e mesuesit ne profilin e tij,ku shkruan:

Të nderuar mësues,

Kam nderin e veçantë që me respektin më të madh për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ndër vite, t’ju uroj Ditën e Mësuesit dhe të zotohem para jush që nuk do të ndalemi në përpjekjet tona të përbashkëta për ta avancuar arsimin në gjuhën shqipe.

Cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritete tona dhe udhërëfyes në veprimet tona.

Me të drejtë mendja e ndritur e kombit tonë, Sami Frashëri, ka thënë që mendja e një kombi është arsimi, por njëkohësisht është edhe zemra dhe morali i kombit tonë.

Mësuesia gjithnjë ka zënë vend të veçantë tek une dhe të gjithë ne, sepse mësuesit tanë zhvilluan mision kombëtar e ndriçues për të cilin ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve, por njëkohësisht paraqet edhe detyrim prioritar për ne që ta vijojmë rrugën e shtruar nga gjenerata të shumta arsimdashësish.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments