Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAli Ahmeti përuroi investimin e Arbnor Reçit në Strugë (FOTO)

Ali Ahmeti përuroi investimin e Arbnor Reçit në Strugë (FOTO)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dje mori pjesë në inagurimin e projektit të kompanisë amerikane  „Reci Enterprise` në Zonën për zhvillim teknologjik-industrial e cila ka paralajmëruar investim në vlerë prej 3 milion euro dhe e cila do të eksportojë produkte kozmetike dhe mjete për higjienë personale jo vetëm në Evropë por dhe më gjërë , me rreth 250 punësime.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast Ahmeti tha se investimi i familjes Reçi në vendlindje është shembull i mirë për të gjithë ata që duan të punojnë, sepse vendlindja nuk duhet vetëm me fjalë, por me vepra të këtilla që hapin perspektiva edhe për të tjerët.
Ne jemi të vendosur që të kemi luftë të vërtetë ndaj krimit dhe korrupcionit sepse në një vend ku sundon xhungla nuk mund të ketë perspektive por as motiv për investime. Prioritet mbi prioritetet kemi vënë sundimin e ligjit u shpreh Ahmeti.
Edhe ministri Bekteshi me këtë rast shprehu mirënjohje për këtë vendim kaq të rëndësishëm të familjes Reçi për të investuar dhe zgjeruar biznesin  e tyre edhe në Maqedoni ,që është dhe një konfirmim i reformave të sakta për të arritur rritje ekonomike.
Kemi vizion shumë të qartë për ardhmërinë e kompanisë sonë,e dijmë që nuk do të jetë e lehtë por me mund dhe ekip të mirë do të jemi të aftë të udhëheqim kompaninë tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur kështu u shpreh para të pranishmëve edhe Arbnor Reçi pronar i objektit.
Që të gjithë ishin të mendimit se krijimi i politikës stabile dhe më pas sigurisë sjellin investime dhe perspektivë më të mirë për vendin por njëkohësisht ndalon dhe migrimin e të rinjëve jashtë shtetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments