Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti nga Kumanova: Shqiptarët janë krenar me punët dhe kuadrot e...

Ali Ahmeti nga Kumanova: Shqiptarët janë krenar me punët dhe kuadrot e BDI-së (FOTO)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë nga Likova tubimin e ka vazhduar në Kumanovë duke prezantuar listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë në krye me Arta Mehmeti Ademi si dhe programin zgjedhor.

Qytetarëve të Kumanovës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në këtë komunë, Arta Mehmeti Ademi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj listës së këshilltarëve për komunën e Kumanovës e përbërë nga profesionistë.

“Vërtetë ndihem krenar për këtë investim dhe thesar kombëtar që kemi bërë për 18 vite me rradhë. Nuk ka kënaqësi dhe investim më të madh kur sheh listën të përbërë nga profesor e profesionist. Ëndërr ka qenë ndërvite sepse në shumë reparte në shumë institucione nuk ka pasur as pastrues, por kërkesat janë shtuar e ne kemi investuar në agjendën kombëtarë në përfaqësimin e shqiptarëve. Vendbanimet tona duhet të zbukurohen dhe përparohen ashtu siç janë përparuar vendet e BE-së”, ka deklaruar në Kumanovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi tha se rrugëtimi ka nisur nga Gostivari e vazhdon në komunat tjera si erë e fitores.

“Apsolutisht ju jeni vendimtar se kush do të jesh kryetar i ardhshëm i Kumanovës, pa votën tonë pa votën tuaj nuk bëhet as këshilli as kryetari i komunës. Andaj mos leni derë pa trokit, mos leni njeri pa takuar, mos leni punë pa bë për ta përmbisur këtë etapë. E nisëm këtë rugëtim shumë të gjatë të zgjedhjeve në Gostivar, për të vazhduar në Tetovë, Likovë e Dibër në të gjitha komunat tjera ku ka punë për të bërë, gjithandej vëllezër e motra po vjen era fitore, era përmbysje, era ripërtrirje e Bashkimit Demokratik për Integrim”, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në komunën e Kumanovës, Arta Mehmeti Ademi tha se ka ardhur koha që të kujdesemi me forcat tona për një të ardhme të blertë.

“BDI për shumë vite u angazhua në të mirë të shqiptarëve që shihet dhe ndihet në shumë sfera. Në këto zgjedhje lokale vijmë me Agjendën e gjelbër për të transformuar komuant dhe vendbanimet në më të zhvilluara. Ka ardhur koha të kujdesemi me forcat tona dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë, për ne dhe fëmijët tanë”, ka deklaruar kështu bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar, Arta Mehmeti Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të vazhdojë fushatën zgjedhore në komunën e Çairit, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune Visar Ganiu dhe listën e kandidatëve për këshilltarë me bartëse liste Sermine Purini.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!