Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Ja kur mund të mbaheshin zgjedhjet e përkohshme parlamentare

Ali Ahmeti: Ja kur mund të mbaheshin zgjedhjet e përkohshme parlamentare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se BDI-së nuk do ti pengonte që zgjedhjet e paramentare të mbaheshin në në afatin e zgjedhjeve presidenciale (maj, 2019). BDI nuk është parti që dëmton proceset. Është parti e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në afrimin e palëve dhe në shtytjen e proceseve drejt realizimit përfundimtar, njofton TetovaSot.

Zëri i Amerikës: Cili është qëndrimi i BDI-së në lidhje me kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Ali Ahmeti: Kjo është një çështje që do të diskutohet jo vetëm në nivel partish por edhe në takimet që i kemi bashkë me opozitën. Çka është interes shtetëror, çka është në interes të përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian, do të ishte e pranueshme për BDI-në. Duhet dakordësi nga të gjitha palët dhe ne nuk do të na pengonte që zgjedhjet të mbaheshin në afatin e zgjedhjeve presidenciale (maj, 2019). Mirëpo kjo do të varet nga bisedimet e marrëveshjet që do të arrihen në mes partive politike. BDI nuk është parti që dëmton proceset. Është parti e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në afrimin e palëve dhe në shtytjen e proceseve drejt realizimit përfundimtar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments