Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: BDI është thesar, ka luftëtar, patriot dhe atdhetar

Ali Ahmeti: BDI është thesar, ka luftëtar, patriot dhe atdhetar


Bashkimi Demokratik për Integrim na bën të jemi krenarë të gjithëve. Tani kemi hyrë në fazën e ndërtimi dhe të etablimit. Kështu u shpreh mbrëmë liderin i BDI-së, Ali Ahmeti në Gostivar në Kuvendin e gjashtë zgjedhor. Ai tha se BDI-ja është mision i cili vazhdon edhe më tej me gjenerat e reja.
“Nga një lëvizje, pjesa dërmuese ushtarake, intelektual të përbuzur e të nëpërkëmbur nga sistemet, arritën të formojnë këtë lëvizje me një mision tanimë legal, dhe për të përbushur një mision që në shpatulla e kishin bartur gjenerata e gjenerat. Unë sot jam krenarë bashkë me Nevzati, dhe ne e kemi ndarë mendjen që misioni jonë nuk do të ishte i suksesshëm nëse ne nuk ndërtojmë mbi supet tona gjenerata për të vazhduar punën dhe misionin. Nuk do të ishim misionar të suksesshëm nëse këtë nuk e kishim bërë”, theksoi Ahmeti.
Lideri i integristëve e cilësoi partinë e tij si një thesarë ku jetësohen idealet.
“Do ishte vërtetë e pafalshme për ne nëse nuk ndërtonim shtylla të forta për ta ruajtur këtë thesar kombëtar të BDI-së. BDI vërtetë është thesar, ke luftëtar, ke patriot, atdhedashës, njerëz të cilët kanë kontribuar brenda 80 viteve në këtë vend, por idealet jetësohen dhe materializohen brenda kësaj familjes sonë të madhe”, u shpreh Ahmeti. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments