Saturday, February 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët “fortë” në Qeveri, ja detajet

Aleanca për Shqiptarët “fortë” në Qeveri, ja detajet

Aleanca për Shqiptarët do të mbetet pjesë e qeverisjes me LSDM dhe se kjo ka ardhur pas takimit të krerëve të këtyre dy partive, ku janë tejkaluar tensionet e ngritura gjatë fushatës zgjedhore.

Siç meson INA, në takimin midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të ASH është biseduar për të gjitha çështjet e hapura dhe se Sela ka bërë të ditur se angazhimi i tyre do të jetë aktiv në realizimin e programit të ASH në kuadër të reformave, që është përcaktim i qeverisjes së re.

Përveç kësaj Sela i ka përsëritur Zaevit qëndrimet se në zgjedhje janë shkelur rekomandimet e Pribesë si dhe janë bërë lëshime të tjera, që nuk duhet të përsëriten. Në këtë takim është biseduar edhe për detaje të tjera për funksionimin e qeverisjes si dhe miratimin e shpejtë të Ligjit për gjuhët.

Ndërkohë, ASH brenda pak ditëve do të nominojë edhe emrin e ministrit të ri të shëndetësisë, pasi që Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit.

Nga ana tjetër, me këtë siç mësohet shuhen shpresat që PDSH të bëhet pjesë e Qeverisë. Siç mësohet kjo parti kishte shprehur gatishmërinë për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës, nëse shkon ASH. Përveç kësaj ASH do të ruajë bashkëpunimin me Lëvizjen BESA. (INA)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments