Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Aleanca për Shqiptarët” do ta drejtojë edhe komunën e Dibrës

“Aleanca për Shqiptarët” do ta drejtojë edhe komunën e Dibrës

Lëvizje BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë ditur të luajnë politikisht për të rrëzuar nga froni BDI-në pas 13 vitesh në Dibër. Pas disa marrëveshjeve paraprake mes këshilltarëve të BESËS (z.Fisnik Mela dhe znj.Doruntina Cami) dhe të Aleancës për Shqiptarët (z.Ilirjan Fetahu, znj. Mirela Korumi dhe z.Eugjen Cami) me përkrahje të dy këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe një të PEI, është mundësuar zgjidhja e Eugjen Camit si Ushtrues Detyre i kryetarit të komunës së Dibër.

Kjo do të thotë se Dibra pas 13 vjetësh përsëri udhëhiqet nga një person jashtë kuadrit të BDI dhe mbase edhe kjo shihet si fillimi i fundit të BDI-së në Dibër.

“Nga 15 këshilltarët e Komunës Dibër, tetë këshilltarë votuan “për” Eugjen Camin, duke e rrëzuar kështu mundësinë që z.Hekuran Duka (BDI) të zgjidhet në këtë post,” thanë për foldrejt.com, burime nga Komuna e Dibrës.

Koalicioni BESA dhe Aleanca shihet vetëm momental, pasi në zgjedhjet e parakohshme komunale në Dibër, këto dy subjekete mund të konkurrojnë të ndara.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments