Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca me Besë: Oliver Spasovski me këcënime dhe shantazhe siguroi shumicën në...

Aleanca me Besë: Oliver Spasovski me këcënime dhe shantazhe siguroi shumicën në Këshillin komunal

Koalicioni Aleanca me Besë akuzuan ministrin e brendshëm Oliver Spasovski se me kërcënime dhe shantazhe ka arritur që të detyrojë disa këshilltarë të partive të vogla që të kalojnë në anën e BDI-së, e cila nga sot arriti që të marrë kryesimin e Këshillit komunal.
“Ne këshilltarët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, e ndjejmë për obligim moral t’ju informojmë se deri dje kishim të siguruar shumicë prej mbi 16 këshilltarësh për të konstituuar Këshillin e Komunës së Gostivarit, andaj edhe inicuam konvokimin e seancës konstituive për ditën e sotme. Por, mbrëmë në orët e vona në Gostivar ka qëndruar ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë. Oliver Spasovski dhe duke keqpërdurur postin, ka arritur që me kërcënime dhe me shantazhime, të detyrojë disa këshilltarë të partive të vogla të kalojnë në anën e humbësit të zgjedhjeve.”, theksojnë këto dy parti.

Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa theksuan se me këtë nuk e kanë parë të arsyeshme që të jeni pjesë e një seance konstituive që sipas tyre është e manipuluar skajshmërisht.

“Andaj edhe e lëshuam të njëjtën”, theksuan këshilltarët komunalë të Gostivarit nga radhët e Aleancës me Besë dhe të Lëvizjes Besa.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments