Mobileri Kupa
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Aleanca godet Alterantivën: Po e shkelni marrëveshjen tre herë radhazi, zhgënjyet votuesit
Maqedoni, Slider

Aleanca godet Alterantivën: Po e shkelni marrëveshjen tre herë radhazi, zhgënjyet votuesit

Autonomia politike e çdo subjekti është fakt i pranuar për Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet subjekteve qofshin këto edhe politike, nënkuptojnë heqje dorë nga një pjesë e autonomisë së saj. Marrëveshja e nënshkruar për koalicionim ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në mënyrë të qartë definon kriteret dhe afatet kohore të këtij koalicionimi, respektivisht në nenin 6 të kësaj marrëveshje thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Rrjedhimisht Alternativa duhet të sqarojë pozicionet e saja në lidhje me këtë marrëveshje të cilën po e shkel minimum tre herë radhazi, duke u takuar publikisht me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, për të negocjuar mundësinë e hyrjes në Qeveri. Heshtja jonë e deritanishme asesi se sështë dobësi, por seriozitet ndaj firmës që ne kemi hedhur në marrëveshje dhe moralit politik që duam ta përcjellim në opinion, që në fund të fundit fjala e dhënë e dëshmuar me nënshkrim, për ne ka vlerë. Pritja ka të bëjë me mundësinë që duam ta japim për të reflektuar në lidhje me hapat politike që janë ndërmarrë nga ana juaj. Minimumi I korrektesës që ne presim nga ju është të deklaroheni a vlen apo jo marrëveshja e nënshkruar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Në qoftë se jo atëherë ne s’na ngelet gjë tjetër vetëm se të ju urojmë suksese në rrugëtimin juaj, për ne të gabueshëm dhe në kundërshtim të plotë me verdiktin të shprehur me votë nga ana e qytetarëve që votuan koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Shprehim keqardhje për zhgënjimin që ju bëni votuesve opozitarë të cilët na mbështetën kundër kësaj qeverie. Të njëjtëve ne ju mbetemi besnik në rrugëtimin tonë të mëtejmë duke i mbajtur dyert hapur për të gjithë ata që e kanë të shenjtë fjalën e dhënë para qytetarëve. Informojmë opinionin se në të ardhmen, Aleanca për Shqiptarët do të mendojë mirë me kë do të nënshkruajë marrëveshje për koalicionim.

………………..

Политичката автономија на секој субјект е прифатен факт за Алијансата за Албанците, како што и договорите потпишани меѓу субјектите, без разлика дали се политички, подразбираат откажување од дел од нејзината автономија. Договорот потпишан за коалиција меѓу Алијансата за Албанците и Алтернативата, јасно ги дефинира критериумите и временските рокови на оваа коалиција, односно во членот 6 од овој договор стои дека: „Странките се договорија оваа соработка да важи до следните парламентарни избори“. Следствено, Алтернатива треба да ги разјасни своите позиции во однос на овој договор, кој го прекршуваа најмалку три пати по ред, со јавна средба со премиерот во оставка, Зоран Заев, за да разговара за можноста за влез во Владата. Нашиот досегашен молк никако не е слабост, туку сериозност кон потписот што го ставивме во договорот и политичкиот морал што сакаме да и го пренесеме на јавноста, дека на крајот дадениот збор докажан со потпис, за нас представува вредност. Чекањето се однесува на можноста што сакаме да ја дадеме да размислувате за политичките чекори што се преземени од вас. Минимумот на коректност што го очекуваме од вас е да одговорите дали е валиден или не договорот потпишан меѓу Алијансата за Албанците и Алтернативата? Ако не, тогаш не ни останува ништо друго освен да ви посакаме успех во вашиот пат, кој за нас е погрешен и во целосна спротивност со вољата што го изразија граѓаните кои гласаа за коалицијата Алијанса за Албанците и Алтернативите. Изразуваме жалење за разочарувањето што го предизвикавте на опозициските гласачи кои не поддржаа против оваа власт. На истите ние им остануваме верни во нашето понатамошно политичко патување, држејќи ги вратите отворени за сите оние кои за кои е свет дадениот збор пред граѓаните. Ја информираме јавноста дека Алијансата за Албанците во иднина добро ќе размисли со кого ќе потпише коалициски договор.


ALEANCA PËR SHQIPTARËT | АЛИЈАНСА ЗА АЛБАНЦИТЕ | THE ALLIANCE FOR ALBANIANS

December 1, 2021

Struga Ekspres