Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës u vizitua nga veprimtarët e diasporës shqiptare nga Zvicra...

Aleanca e Strugës u vizitua nga veprimtarët e diasporës shqiptare nga Zvicra dhe Austria (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, patëm kënaqësi që në zyrat tona në Strugë të na vizitojnë disa nga veprimtarët e diasporës shqiptare nga Zvicra dhe Austria. Mysafirët u pritën nga Kryesia e degës dhe këshilltarët lokalë të Aleancës për Shqiptarët në Strugë.
Takimi ishte në cilësi informative ku përfaqësuesit e diasporës u informuan rreth punës së Këshillit të Komunës së Strugës dhe vendimeve që ky këshill ka marrë gjatë kësaj periudhe. U diskutua problematika e plazheve të qytetit dhe qëndrimi unik i këshilltarëve të Aleancës për të kundërshtuar këtë projekt të dëmshëm për qytetin.
Përfaqësuesit e diasporës ofruan mbështetjen e tyre rreth kësaj çështjeje dhe inkurajuan këshilltarët dhe krerët e Aleancës që të vazhdojnë me betejën e tyre në të mirë të qytetarëve të Strugës Ata gjithashtu theksuan se çdo devijim prej kësaj rruge do të shkaktojë pakënaqësi në diasporë dhe si rezultat do të humbë edhe përkrahja që diaspora ia ka dhënë Aleancës deri në ditët e sotme.
Në takim prezent ishte edhe Deputeti i zonës, Syrija Rashidi, i cili i njoftoi të pranishmit rreth aktualitetit politik dhe temave që për momentin po diskutohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Nga takimi u arrit marrëveshje që takime të këtij niveli të organizohen më shpesh dhe në forma më të zgjeruara, me qëllim që mërgimtarët struganë të jenë më të informuar dhe më prezent në zhvillimet politike dhe shoqërore në vendlindjen e tyre.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments