Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Ramis Merko, dilni nga zyrat e juaja me kolltuqe...

Aleanca e Strugës: Ramis Merko, dilni nga zyrat e juaja me kolltuqe komode dhe jepni zgjidhje problemeve të qytetarëve

I pari i komunës së Strugës në mandatin e tij të katërt dhe administrata komunale e cila me shërbimet e saj cdo ditë e më shumë po shndërrohet nga një servis për qytetarët, në një administratë sunduese ndaj qytetarëve, duke zgjedhur hallet dhe problemet e qytetarëve sipas përkatësisë politike dhe afërsisë familjare, e ka pasur dhe e ka për obligim ligjor të ballafaqohet dhe të zgjidh problemet e rregullimit të parkimit në qytet dhe funksionimit të komunikacionit në hyrje dhe dalje të qytetit.

Sot dhe këtyre ditëve më shumë se kurrë, për shkak të sezonit të turzimit dhe prezencës së mërgatës në vendlindjen e tyre, evidente ështe fakti se një gjë e këtillë në qytet nuk funksionon dhe për të njëjtat probleme nuk është menduar as në të kaluarën dhe nuk mendohet as edhe tani, por si duket nuk keni vizion as edhe për të ardhmen.

…Dilni nga zyrat e juaja me kolltuqe komode, të flladitura me inverter, e të paguara me para të popullit që çdo ditë nuk bëni asgjë tjetër vetëm se e rritni borxhin e komunës së Strugës. Dilni nga zyrat por jo te rrini nëpër kafene dhe jepni zgjidhje problemeve në fjalë që populli ndeshet çdo ditë.

Jeni zotuar dhe keni marrë mandat që të udhëhiqni dhe të zhvilloni komunën e Strugës, jo të bllokoni dhe të pengoni zhvillimin e saj dhe pastaj të fshiheni pas arsyetimeve të kota.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments