Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Me parkingjet, Merko iu hakmerret mërgimtarëve

Aleanca e Strugës: Me parkingjet, Merko iu hakmerret mërgimtarëve

Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç edhe e keni marrë vesh, ditën e Hënë, në seancën e Këshilllit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe partnerët e koalicionit votuan vendim për pagesë të parkimit dhe ndarje të zonave për parking në Strugë.
Këshilltarët e Aleancës votuan Kundër këtij vendimi, por edhe përkundër përpjekjeve tona për ta ndaluar këtë, partnerët e koalicionit nuk reflektuan dhe ishin të vendosur që kjo të miratohet.
Kemi qënë dhe jemi Kundër parkimit zonal në Strugë për disa arsye, të cilat do ti tregojmë në vijim.
– Nuk ka studim të mirëfilltë dhe as strategji se si do të zgjidhet problemi i parkingjeve në qytet.
– Karakteristikë për Strugën është se gjatë ditës, numri më i madh i automjeteve janë nga fshatrat përreth, të punësuar, vizitorë apo hallexhinjë që kryejnë nevojat e tyre të përditshme në qytet. Sipas tarifave të vëna nga komuna, një i punësuar për çdo ditë, për një orar normal pune, vetëm për parking do të duhet të paguajë mesatarisht 200 deri 300 denarë në ditë. Ndërkaq llogaritur në bazë të rrogës mesatare të një punëtori, i bie që gjysmën e rrogës ta harxhojë për parking. Fatkeqësisht kjo është situata reale në Strugë dhe zotërinjtë në krye të komunës do të duhej ti analizonin këto detaje.
– Periudha kur po ndodh kjo është delikate dhe aspak e përshtatshme. Vetëm pak kohë më parë, Ramiz Merkos i dështoi krijimi i Ndërmarrjes Publike për Parkingje. Dhe tani kaq shpejt po tenton që këtë ta bëjë përmes ndërmarrjes ekzistuese Eko – Struga.

Përse me kaq nxitim?!

J’ua tregojmë ne përgjigjen sepse këta të komunës lexohen shumë lehtë.
Arsyeja e vetme ështe ardhja e mërgimtarëve shqiptarë në vendlindje.
Me këto tarifa, Ramiz Merko po i dënon mërgimtarët shqiptarë për mobilizimin e madh të tyre në zgjedhjet lokale.
Me tarifat e tij, Ramiz Merko do të ketë një mënyrë shtesë për të ngrënë dreka e darka me shokë, në kurriz të mërgimtarëve tanë, që me mund e djersë po fitojnë paratë në vende të huaja, për të pritur këtë sezon dhe të vizitojnë të afërmit në vendlindje.
– Gjithashtu, mendojmë se kjo mënyrë e ofruar nga komuna, nuk e zgjidh, por krijon probleme të reja në çështjen e parkingjeve në qytet dhe do të ndikojë direkt dhe negativisht në sezonin turistik të Strugës.
Apelojmë që edhe Organizatat Joqeveritare që veprojnë në qytet, të ngrejnë zërin dhe të reagojnë ndaj këtyre dukurive dhë kësaj mënyreje të qeverisjes me Komunën e Strugës.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments