Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniAlbin Kurti i përgjigjet Ramës për hapjen e kufirit: Unë jam kryeministër...

Albin Kurti i përgjigjet Ramës për hapjen e kufirit: Unë jam kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë, dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën.

“Unë nuk e kam parë atë emision, por ne jemi të interesuar se porsa të hapen sadopak kushtet ta bëjmë këtë hapje të kufirit, veçse ta dini që vendimet tona, nuk janë politike, nuk janë demokratike sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike. Unë jam kryeministër në detyrë, unë nuk kam dilema për këtë gjë, kush ka dilema duhet të pyeten ata. Dje kam takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, ku kemi biseduar për shumë gjëra, ndër të cilat edhe hapja e kufirit”, tha Kurti.

Dje, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për koordinim me Kosovën për hapje të mundshme graduale të kufirit me mes dy vendeve, por tha se pret që të ketë koordinim të faktorëve politikë në Kosovë në mënyrë që edhe Tirana zyrtare ta dijë se me kë të flasë në Prishtinë.

Aktualisht Albin Kurti është kryeministër në detyrë i Kosovës, ndërkohë që Presidenti Thaçi ka mandatar Abdullah Hotin e LDK-së për krijimin e qeverisë së re.

Blendi Fevziu: Thaçi, a është Kosova, megjithëse është edhe një çështje e qeverisë, e gatshme të fillojë hapjen e kufirit me Shqipërinë dhe të jetë një potencial për ne, të paktën, por edhe për Kosovën, shqiptarët për turizëm.

Hashim Thaçi: Mendoj se për sa i përket kësaj çështje duhet të ketë një koordinim të ngushtë mes të dy qeverive, të jenë hapa të planifikuar, të kujdesshëm, por natyrisht të punohet gradualisht drejt hapjes së kufirit dhe lëvizjes së njerëzve në përputhshmëri me rrethanat e krijuara.

Edi Rama: Nuk e dëgjova Presidentin.

Blendi Fevziu: Presidenti është për koordinim dhe të zgjidhet sa më thjeshtë.

Hashim Thaçi: Për hapje graduale.

Edi Rama: Po, dakord, patjetër, ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments