Aktgjykimi nga lënda në të cilën lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e paditin ish-zbuluesin Sllobodan Bogoevski për shpifje se ata kanë marrë ryshfet nga “Maxhar Telekom” prej 2,5 milionë eurosh do të publikohet menjëherë pasi që palëve t’u dorëzohet vendimi dhe pasi ta konfirmojnë se e kanë marrë, njoftuan nga Gjykata Themelore Shkup 2.
“Për shkak të interesit të madh për lëndën P5.81/15, Ju informojmë se vendimi është përgatitur dhe është dërguar tek palët dhe i njëjti do të duhet që të publikohet në ueb faqen e gjykatës në formë të anonimizuar pas plotësimit të kushteve ligjore të parashikuara me nenin 10 paragrafi 2 nga Ligji për menaxhimin me lëndët e gjykatave”, citohet në njoftimin nga gjykata.
Dje disa media duke iu referuar deklaratës së avokates së Bogoevskit, publikuan se ai është shpallur fajtor por se nuk do të paguajë dëm material sepse paditësit e kanë tërhequr kërkesën.
Bogoevski para Gjykatës së Nju-Jorkut është deklaruar në procedurën e cila zhvillohej kundër tre ish-menaxherëve të “Maxhar Telekom”, Elek Shtraub, Andrash Balog dhe Tamash Marvai. Ish-zbuluesi midis tjerash, deklaroi se dy funksionarë të lartë të BDI-së kanë marrë ryshfet nga “Maxhar Telekom” prej 2, 5 milionë eurosh.