Dje më datë 01.08.2019 në mes 20:00 dhe 05:30 mëngjesit në Strugë, në rrugën “Partizanska”, oficerët e policisë nga Stacioni Policor Strugë ndërmorën masa dhe aktivitete, gjatë të cilave u kryen inspektime për persona dhe automjete, me ç’rast M.S (31) nga Tetova gjatë kontrollit të një automjeti motorik të pasagjerëve “Opel Meriva” me targa të Tetovës, u gjetë marihuanë.
Marihuanë u gjet edhe gjatë një kontrolli të një automjeti motorik pasagjerësh Opel me targa të Ohrit.
Poaashtu gjatë kontrollimeve tek personi A.N (32) nga Manastiri, gjatë inspektimit u gjet marihuanë.
Marihuanë u gjet edhe tek D.N (25) nga Shtipi, marihuanë u gjet te I.G (30) nga Shkupi.
Tek S.S (32) nga Manastiri u gjetën pilula.
Të gjithë këto persona janë të privuar nga liria dhe do të pasojnë parashtresat e duhura. (Struga Ekspres)