Aksident në rrugën Podmoll -Strugë, lëndohen 5 persona

0
906
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Më datë 25.08.2024, në ora 19:00, në MPB Strugë është raportuar se në rrugën Podmoll-Strugë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 36 vjeçar nga Fshati Batinc i Shkupi ka dal nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy pasagjerë të mitur, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar një pasagjer 27 vjeçar, njê i mitur dhe shoferi,këto lëndime konstatohen në Qendrën Mjekësore Strugë. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i MPN të Strugës, njofton MPB.(Struga Ekspres)