Mbrëmê pas orës 19:00,në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, më saktësisht në afërsi tê fshatit Gorenc, ndodhi një aksident, ku një minibus përplaset me një makinë,njofton OhridPres, përcjellë Struga Ekspres.
Sipas këtij portali, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Ekipet policore ishin në vendgjarje për të hetuar rastin, por më detajisht do të informojnë sot nga SPB-ja e Ohrit.
(Struga Ekspres)