Më datë 28.08.2024, në ora 17:15, në Stacionin Policor në Strugë, është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Morovishtë i Strugës në fshatin Volinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të pasagjerëve tip “Peugeot” me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 69-vjeçar nga fshati Trebenishtë i Ohrit dhe një automjeti “Volkswagen Transporter” me targa të Serbisë, i drejtuar nga një 37-vjeçar nga fshati Mogorce i Dibrës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një 50-vjeçar nga fshati Trebenishtë,tê konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strugë dhe Spitalin e Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazml” në Ohër. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i MBP të Strugës, njofton MPB.
(Struga Ekspres)