Aksident i rëndë në Vërbjan, 58 vjeçari përfundon në spitalin e eshtrave në Ohër

0
155
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Më 29 qershor 2023, në ora 09:30, është raportuar se në magjistralen Kërçovë-Ohër,në fshatin Vërbajn ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka mbetur i lënduar.

Automjeti për pasagjerë i markës “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovë, i drejtuar nga 58-vjeçari B.R. nga Kërçova, ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Ohër, njofton MPB.
(Struga Ekspres)