Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAjo që arrestoi Zaevin në rastin "Global", pritet të zgjidhet kryetare e...

Ajo që arrestoi Zaevin në rastin “Global”, pritet të zgjidhet kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1

Gjykatësja Vesna Dimishkova pritet të zgjidhet si kryetare e njësisë së Shkupit të mërkurën, si favoriti më e madh nga tetë kandidatët për pozitën e parë në Gjykatën Penale.
Pas dorëheqjes të ushtruesit të detyrës kryetar, Stojançe Ribarev, Këshilli Gjyqësor pas më shumë se një viti të statusit të padefinuar me pozitën e parë në këtë njësi ka paralajmëruar zgjedhjen e kryetarit.

Sipas rendit të ditës, Këshilli do të shqyrtojë së pari dorëheqjen e Ribarevit, edhe pse nuk ka detyrim ligjor për këtë, e as mund të marrë vendim për të mos pranuar atë. Ribarev nuk është gjykatës në gjykatën e Shkupit dhe dëshiron të kthehet në Gjykatën e Lartë, nga ku u dërgua si një “ushtrues detyre i detyruar” për të rregulluar marrëdhëniet jashtëzakonisht të tensionuara në këtë gjykatë, që u krijuan nga udhëheqja e Vladimir Pançevskit dhe ushtrueses së detyrës Tatjana Mihajlova.

Pas kësaj, Këshilli Gjyqësor do të bëjë një listë të tetë aplikantëve dhe do të zgjedhë kryetarin.

Pas një seri akuzash të ndërsjellta penale, si dhe një seri akuzash penale nga persona të tjerë kundër Pançevskit, ish kryetari është padyshim jashtë garës, por edhe rivali i tij më i madh publik, gjykatësi Ivan Xholev, edhe ai është definitivisht jashtë kësaj gare.

Edhe pse Xholev pritej që të ishte kryetar i ardhshëm, pas mosmarrëveshjeve publike që kishte me Pançevskin, megjithatë, një nga “lidhjet”, një firmë ligjore që loboi për të, në të njëjtën kohë, ka lobuar edhe për të mbetur drejtor në një institucion të drejtësisë një i afërmi të tyre, i cili për një dekadë është duke e mbajtur atë pozicion, dhe kjo ka shkatërruar shanset Xholevit.

Prej këtu, Dimishkova, si një kuadër prapa të cilës qëndron ambasada e SHBA në Shkup, pritet të jetë kryetarja e re. Për shkak të kontaktit të saj me ambasadën, siç shkruante Svedok, ajo është ndjekur nga shërbimet dhe është thirrur në bisedë informative nga Pançevski derisa ai ishte kryetar për të pyetur për atë se çka ka bërë në rezidencën e ambasadës amerikane, si dhe pse ka kontaktuar me Lidija Nedelkovën.
Vesna Dimishkova është gjykatësja e cila së bashku me Lidija Nedelkova dhe Goran Boshevski vendosën të arrestojnë Zoran Zaevin për rastin në qendrën tregtare “Global”, rast i cili përfundoi me abolacionin e Presidentit të atëhershëm të shtetit, Branko Cërvenkovski.

Gjykatësi i atëhershëm hetues, Sedat Rexhepagiq, hodhi poshtë dy herë kërkesën e prokurores Gordana Geshkoska për arrestimin e Zoran Zaevit, kurse këshilli në të cilin ishin Dimishkova, Nedelkova dhe Boshevski ishin të parët që rivendosën vendimin mbi “mosmarrëveshjen” lidhur me paraburgimin dhe pastaj vendosën ta arrestonin atë.

Ky rast u zhvillua gjatë periudhës së verës, në kohën kur gjykata drejtohej nga Dobrilla Kacarska, e cila gjithashtu u angazhuan për të urdhëruar paraburgimin e Zaevit duke telefonuar nga Turqia ku ajo ishte për pushime.

Bashkëpunëtor profesional i këshillit i cili e paraburgosi ishte gjykatësaj e tanishme Xheneta Bektoviq, e cila gjykoi edhe dhunën e ushtruar ndaj Radmilla Shekerinska dhe Zoran Zaev në Parlament.

Të mërkurën, Këshilli Gjyqësor duhet të mbyllë historinë me njësinë e Shkupit, por nuk ka asnjë njoftim se pse nuk e bën një gjë të tillë edhe me gjykatat që nuk kanë zgjedhur ligjërisht kryetarët me mandat, por si ushtrues detyre kryetarë, që për një kohë të gjatë po udhëhiqen nga gjykatës në kundërshtim me të gjitha ligjet.

Të tillë janë shembujt në Gjykatën e Apelit në Shtip, ku pas zgjedhjes së Stojance Ribarev për më shumë se një vit, ka ushtrues detyre kryetar, pastaj edhe gjykatat në Tetovë, Kumanovë, Resnjë dhe të tjerë.

Ndërkohë, pasi Ribarev dha dorëheqjen, atë e zëvendësoi gjykatësja Diana Gruevska.
Situata në njësinë e Shkupit ka zënë edhe një pjesë në raportin Priebe, kurse Gjykata Penale e Shkupit, përmes një duzine gjykatësish dhe vendimeve të tyre, u bënë frenuesit kryesorë të procedurave të PSP-së.

Ndërkohë, edhe PSP-ja edhe Ministria e Drejtësisë kanë kontrolluar sistemin ACCMIS për abuzimet që janë bërë duke përshtatur rastet tek gjykatësit me qëllime të caktuara.
Pikërisht Vesna Dimishkova ka qenë ajo që i ka dërguar letër Këshillit Gjyqësore duke treguar se sistemi po keqpërdoret, sepse asaj, si gjykatëse në një procedurë paragjyqësore, i kanë dhënë pesë herë më pak raste në baza mujore, në krahasim me kolegët e saj, kështu që ajo as që ka mundundur të nxirrte normën mujore nga e cila varet vlerësimi i gjykatësve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments