“Ajo nuk është Katica, ајo është dërguar me helikopter në Greqi” (FOTO)

0
12
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Milenko Nedellkovski, njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të Qeverisë Zaev dhe përkrahës i ish kryeministrit, Gruevski ka hedhur dyshimet rreth pamjeve ku Katica Janeva e shoqëruar nga policët shfaqet e maskuar.

Sipas tij, dikush tjetër fshihet pas atij maskimi.

“Ajo nuk është Katica! Edhe një gënjeshtër nga Zaevi, e përpunuar me ndihmën e Renata Deskovskës, Jovevskit, Ruskoskës dhe Rahiçit. Sa shumë njerëz kanë hyrë e kanë dalur nga paraburgimi, askush nuk fshihej si “ninxha breshka”. Ajo nuk është Katica. Gënjejnë ” – ka shkruar Milenko Nedellkovski.

Më pas në një postim tjetër, Milenko ka shkruar se katica me helikopter është dërguar në Greqi.