Thursday, May 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAhmeti – Kovaçevskit: BDI tërhiqet nga Qeveria! Vendimi aktivizohet kur opozita të...

Ahmeti – Kovaçevskit: BDI tërhiqet nga Qeveria! Vendimi aktivizohet kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar me letër publike kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në të cilën thuhet se ministrat dhe funksionarët e BDI-së japin dorëheqje. Ahmeti tha se ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese.

Letra e plotë e Ali Ahmetit:

I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovacevski,

DUKE vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane,
DUKE pasur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit,
DUKE vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh,
DUKE u nisur nga kushtezimi i opozitës se do to të votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria,
DUKE qenë të zgjedhur legjitim nga vullneti i votuesit shqiptarë,
DUKE qenë të vetëdijshëm për shpresat dhe ëndrrën e njerëzve për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane,
DUKE qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar, Ali Ahmetin, mbetet i paepur në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota i shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian,si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare,

Ne ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japim dorëheqje nga postet që aktualisht jemi duke i ushtruar!
Dorëheqjet, z. Kryeministër, efektuohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments