Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAfrim Gashi: Jemi zëri i të rinjve që të ardhmen duan ta...

Afrim Gashi: Jemi zëri i të rinjve që të ardhmen duan ta shohin në vendlindje

“Ne si politikanë nuk jemi të vetëm, por jemi zëri dhe vullneti i atyre dhjetëra mijëra votuesve, që na kanë besuar t’i përfaqesojmë dhe t’i mbrojmë interesat e tyre.

Ne jemi dhe do të jemi zëri i të rinjve që të ardhmen e vet duan ta shohin në vendlindje.
Ne duhet të jemi edhe brenga dhe pikëllimi i prindërve që rrisin e shkollojnë fëmijë, që pastaj t’ia dorëzojnë Perëndimit.

Ne, që paguhemi nga taksapaguesit shqiptarë, duhet të jemi të vetëdijshëm se atë pagë nuk e marrim për ta pasur më mirë ne, por për të bërë çmos për mirësinë e popullit.

Ne, si politikanë, duhet të jemi shpresë reale e jo vetëm kalimtare për ata shqiptarë të Maqedonisë, që na e kanë besuar të ardhmen e vet. Dhe, si të tillë, ne sot duhet të jemi gjithnjë e më shumë vullnet e dëshirë e këtij populli, që flijoi e priti shumë që të jetojë më mirë dhe që ne të jemi garantuesit e së ardhmes së tyre’’, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments