Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAeroporti i Ohrit thyen rekordin, mbi 300 mijë udhëtarë për një vit

Aeroporti i Ohrit thyen rekordin, mbi 300 mijë udhëtarë për një vit

Kompania “TAV Maqedoni” paralajmëroi zgjerim të aeroportit “Shën Pali” në Ohër. Është planifikuar që aktivitetet ndërtimore të fillojnë sa më shpejtë, ndërsa për sezonin e ardhshëm veror të disponojë me kapacitet dyfish më të madh gjegjësisht mundësi të shërbejë rreth 600 mijë udhëtarë në vit.

Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj në konferencën e sotme për shtyp theksoi se aeroporti i Ohrit sivjet për herë të parë në historinë e ekzistimit ka arritur numër prej 300 mijë udhëtarëve, që në krahasim me vitin 2009 kur kompania fillon të ekonomizojë me kapacitetin është rritje e transportit të udhëtarëve për 915 për qind.

Për momentin, Aeroporti i Ohrit punon në 22 destinacione, nga të cilat tetë të rregullta dhe 14 sezonale, të shërbyer nga 13 kompani ajrore.

Aktivitetet e paralajmëruara ndërtimore parashohin zgjerim të ndërtesës së terminalit të aeroportit ndaj objketit për pranimin e VIP udhëtarëve, hapje të edhe disa linjave për kontroll, hyrje shtesë për kontroll gjatë fluturimit, edhe një karusel për bagazh, ridizajnim të objektit me qëllim të rrjedhës më të shpejtë të udhëtarëve për procedurat e aeroportit dhe përmirësim të shërbimeve dhe komfortit të udhëtarëve.

Me 53,8 për qind rritje të transportit të udhëtarëve në tremujorin e tretë nga ky vit, aeroporti i Ohrit “Shën Pali” është radhitur në listën e aeroporteve me rritje më të shpejtë, në kategorinë sipas madhësisë, në listën e aeroporteve që nuk janë në BE. Dy aeroportet në vend sivjet deri në nëntor kanë shërbyer 2,5 milionë udhëtarë që është rritje vjetore prej 14,1 për qind. Është rritur edhe numri i fluturimeve të realizuara në 20.215 që është dhjetë për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. ..

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments