Të dhënat statistikore për natalitetin në vitin 2016, tregojnë se gjatë këtij viti gjithsej kanë lindur 23.002 fëmijë. Prej tyre 12.004 fëmijë me përkatësi etnike maqedonase, 7.269 shqiptarë, 1.014 turq, 973 romë, 29 vllehë, 132 serbë, 231 boshnjakë, 387 me përkatësi tjetër etnike. Është interesant se për rreth 1.000 (963) fëmijë të lindur në Maqedoni përkatësia etnike nuk është e njohur, transmeton MSH.
Analizuar nga prizmi i përkatësisë etnike të prindërve, rezulton që gjatë vitit 2016 11.561 vajza maqedonase kanë lindur fëmijë me baba maqedonas, 47 me shqiptarë, 36 me turq, nga 19 me romë dhe vlleh, 93 me serbë 16 me boshnjakë, 64 me të tjerë, kurse 192 me baba të evidentuar me përkatësi të panjohur etnike.
Nga ana tjetër, 7.108 vajza shqiptare kanë lindur fëmijë me baba shqiptar, 196 me maqedonas, 83 me turq, 10 me romë, 2 me serbë, 16 me boshnjakë, 20 me “të tjerë”, kurse 339 me baba me përkatësi të panjohur etnike.
Sa i përket vajzave turke, 865 kanë lindur fëmijë me baba turk, 61 me shqiptarë, 38 me maqedonas, 5 me romë, 1 me serbë, 6 me boshnjakë, 6 me “të tjerë” dhe 6 me “të panjohur”.
Në vitin 2016 fëmijë kanë lindur gjithsej 1334 vajza rome, prej të cilëve 937 fëmijë me baba rom, 1 me maqedonas, 11 me shqiptarë, 6 me turq, 1 me boshnjak, 2 me “të tjerë” dhe 356 me të panjohur.