Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA do të largohet ASH-Taravari nga Qeveria? Taravari dhe Mickoski pritet të...

A do të largohet ASH-Taravari nga Qeveria? Taravari dhe Mickoski pritet të takohen pas 1 majit?!

A do të mbetet Taravari pjesë e qeverisë, apo do të shkojë në opozitë, kjo pritet të mësohet pas 1 majit. Për këtë temë pas dy jave pritet të ketë takim mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Arben Taravarit, përcjell TV21.

Largimi eventual i Taravarit nga Qeveria mund të vijë pas deklaratave të Taravarit, i cili pas mosmarrëveshjeve në VLEN në lidhje me zgjedhjet lokale, tha se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike. Nga ana tjetër, edhe koalicioni VLEN tashmë ka njoftuar se do të kërkojë nga Mickoski që ta largojë Taravarin nga Qeveria.

“Sigurisht që tash në koordinim me pjesën tjetër të qeverisë, me partnerët e qeverisë, do të sjellim vendimin e fatit do të kisha thënë, të qeverisë dhe koalicionit qeveritar, por edhe njëherë po e përsëris që çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion, për krim dhe keqpërdorim 20-vjeçar të pozitave publike, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë, por përsëri them, është një vendim formal që duhet ta biem si partnerë të koalicionit qeveritar”, tha Bilall Kasami nga VLEN.

“Vendimi im është ai nuk e ka vendin e tij në këtë qeveri për shkak se i shkel politikat dhe parimet e formimit të kësaj qeverie. Do të ishte një akt morali që ai vetë, meqë dëshiron një bashkëpunim të tillë, ta publikojë këtë dhe të kalojë me BDI, e jo ta fshehë këtë para anëtarësisë dhe opinionit”, tha Izet Mexhiti nga VLEN./TV21

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments