“Kjo është një situatë lufte”, Edi Rama kritikon ashpër ata që dalin kafeneve

0
19

Kryeministri Edi Rama aktualisht po mban një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë në lidhje me situatën që po shkakton koronavirusi.

Numri i të infektuarëve është aktualisht 10 ndërsa janë marrë masa të rendësishme, siç ishte edhe mbyllja e shkollave, kopshtëve, çerdheve dhe universiteteve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Thirrja për të kufizuar në maksimum kontaktet fizike nukë shtë një poredikim në ajër, por thirrja numër 1 e OBSH dhe gjithë ekspertëve të fushës në mbarë globin.

Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet dhe i universitetet jo për ti dhënë fëmijëve një dy javësh pushim për t’u mbledhur në disko e pub-e për t’u argëtuar si të ushte një situatë e zkaonshme,. sepse kjo është një situatë lufte.

Këtë luftë do ta fitojmë ne dhe bota, por duhet që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund t’i shkaktohen shëndetit tonë.