Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare.
Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive politike.
Detaje më të hollësishme me siguri do të ketë edhe nga shërbimet qeveritare.