Alsat mëson se Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët. Kanë mbetur vetëm stafi për gjendje emergjente, njoftojnë nga mantelbardhët. Këto masa u morën në parandalimin e përhapjes së virusit Korona. Kjo është klinika e tretë pas asaj të Dermatologjisë që u mbyll dje. Detaje do të jepen pas pak nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.