Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme tha se dy punëtorë nga Manastiri të cilët kishin vizituar më parë Italinë, janë duke u testuar për koronavirusin, raporton Shenja. Filipçe gjithashtu njoftoi se gjatë mëngjesit të sotëm është paraqitur një rast i dyshimtë për koronavirus, teksa i njejti person ka mbërritur në vend nga Italia me 22 shkurt dhe po testohet.