Ministria e Punëve të Brendshme ashpër i përgënjeshtron dezinformatat e publikuara nga portali “Veçer” se gruaja te e cila është konfirmuar prania e koronavirusit para disa ditëve ka ardhur nga Italia.
MPB e informon opinionin se gruaja ka hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dje më (26.2.2020) në orën 02:33 në vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa është realizuar kontakt edhe me policinë kufitare të Serbisë dhe Kroacisë, nga është konfirmuar rruga dhe koha e qarkullimit.
MPB apelon deri te mediat të mos plasojnë dezinformata të cilat krijojnë shqetësim te qytetarët, ndërsa u bëjmë thirrje edhe shoqatave të gazetarëve të ndërmarrin aktivitete përkatëse që të parandalohen keqpërdorimet e tilla të cilat si qëllim përfundimtar e kanë krijimin e panikës mes qytetarëve.