Moti do të jetë me vranësira dhe dukshëm më i ftohtë me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej zero deri 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe dukshëm më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor
Të premten do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa nëpër male dhe në disa vende të larta reshje të borës. Reshje më të mëdha do të ketë pjesët perëndimore ku nëpër mal do të formohet shtresë e dëborës prej 15 deri 25 centimetra. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa temperatura e ditës do të ulet për rreth 10 gradë.