Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMbi 82 mijë persona janë prekur nga koronavirusi në mbarë botën

Mbi 82 mijë persona janë prekur nga koronavirusi në mbarë botën


Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, ka tejkaluar shifrën 82.100, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e epidemisë së koronavirusit deri më tani kanë vdekur 2.801 persona, prej të cilëve 2.744 në Kinë dhe dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut.

Covid-19 ka shkaktuar humbje të jetëve edhe në shtete të tjera ku ai është përhapur. Si pasojë kanë humbur jetën 19 persona në Iran, 13 në Korenë e Jugut, 12 në Itali, 7 në Japoni, 2 në Francë dhe nga një person në Tajvan dhe Filipine.

Përderisa numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar shifrën 82.100, në Kinë 78.497 raste janë regjistruar në territorin e Kinës, 91 në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makau. Edhe në Tajvan janë regjistruar 32 raste.

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:

“Kore e Jugut 1595, Japoni 894, Itali 447, Iran 139, Singapor 93, SHBA 60, Tajlandë 40, Bahrejn 33, Kuvajt 26, Australi 23, Malajzi 22, Gjermani 21, Francë 17, Vietnam 16, Britani e Madhe 13, Emiratet e Bashkuara Arabe 13, Spanjë 12, Kanada 12, Irak, Rusi 5, Oman 4, Indi 3, Filipine 3, Kroaci 3, Izrael 2, Austri 2, Pakistan2, Liban 2, Suedi 2, Finlandë 2, dhe nga një rast në Maqedoninë e Veriut, Algjeri, Nepal, Sri Lankë, Kamboxhia, Belgjikë, Zvicër, Egjipt, Afganistan, Greqi, Brazil, Gjeorgji, Rumani, Norvegji”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!