Kirurgu Ilir Asani, ka konfirmuar sot se është kandidat i mundshëm i propozuar nga BDI për deputet në njësinë zgjedhore 2.
“Në mbledhjen e degës në Kumanovë u propozua emri im që të jem kandidat i mundshëm për deputet. Por nuk është e vendosur ende pasi, kryetari i partisë dhe strukturat do të vendosin kush do të jetë bartës dhe pjesë e listave”, ka thënë Asani.
Ai ka shtuar se Kumanova njëherë e meriton që të ketë bartës liste.
“Është mirë që pas kaq kohësh edhe Kumanova të ketë bartës liste. Nuk e them vetëm për vete, por kush do që të jetë, Kumanova e meriton”, ka shtuar kirurgu Ilir Asani.