Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderJuventus - Inter mund të luhet pa tifozë, shkak koronavirusi

Juventus – Inter mund të luhet pa tifozë, shkak koronavirusi


Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Itali. Tre viktima dhe më shumë se 152 persona të prekur janë shënuar në Itali, duke krijuar një situatë alarmante. E gjithë kjo e shkaktuar nga Koronavirusi.

Ky virus po prek edhe botën e futbollit. Shumë ndeshje janë anuluar në Serie A gjatë xhiros së 25-të, dhe ngjashëm mund të ndodh edhe në xhiron e 26-të, kur luhet derbi kryesor, Juventus – Inter. ‘Tuttosport’ shkruan se ndeshja mes Juventus dhe Inter mund të luhet pa tifozë, transmeton lajmi.net. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Piemonte, regjioni ku shtrihet edhe Torino, vendi ku luhet derbi, është një nga më të prekurit me këtë virus.

Kujtojmë se për xhiron e 26-të të Serie A deri më tani është anuluar zyrtarisht vetëm një ndeshje. Udinese – Fiorentina është shtyrë për datë të pacaktuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments