Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaShpresë nga Australia, studiuesit thonë se për disa ditë janë afër krijimit...

Shpresë nga Australia, studiuesit thonë se për disa ditë janë afër krijimit të vaksinës kundër koronavirusit


Teksa koronavirusi po përhapet me shumë shpejtësi, duket se ka shpresë që po vjen nga Australia.

Studiuesit në Universitetin e Queensland (UQ) kanë thënë janë vetëm disa ditë larg nga testimi i një vaksine të re për koronavirusin, ose COVID-19.

Studiuesit janë shprehur se testi i parë do të bëhet fillimisht te kafshët, brenda javës tjetër.

Përpjekjet e tyre janë pjesë e një gare në të gjithë botën për prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit.

Studiuesit nga UQ u financuan nga një organizatë ndërkombëtare e quajtur Koalicioni i Inovacionit të Përgatitjes Epidemike (CEPI) për të përdorur teknologjinë e re të zhvillimit të shpejtë mjekësor për të ndihmuar në krijimin e një vaksine për llojin e ri të virusit.

“Ende ka teste të shumta për të siguruar vaksina është e sigurt nuk ka efekte anësore por pengesa e parë është tejkaluar”, tha Peter Høj, zv / kancelar dhe president i universitetit australian.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments