Është thelluar tragjedia në Rramanli të Kumanovës. Sipas drejtorit të QEK, Ilir Hasani nga plagët e marra gjatë shpërthimit të bombolës së gazit, jetën e ka humbur edhe 58 vjeçari, i cili ka qenë i shtruar në klinikën për neurologi në Shkup, njofton TS.
Mjeku Ilir Hasani përmes rrjettit social të facebook-ut ka njoftuar gjithashtu se në gjendje të rëndë janë edhe tre pacientëve të tjerë të shtruar në repartin e mjekimit intensiv, dhe sipas tij gjendja e tyre vazhdon të jetë kritike edhe përkundër të gjitha masave që merren nga ekipet tona mjekësore.
“Me zemër e me shpirt në Rramanli. Fatkeqësishtë, ndërroi jetë edhe pacienti 58 vjeçar, që ishte i shtruar në repartin e mjekimit intenziv pas lëndimeve të mara nga eksplodimi i bombolës së gazit. Edhe përkundër kujdesit maksimal të ekipit mjekësor, plagët nga djegja ishin të një shkalle shumë të lartë. Ndërsa e rëndë është gjendja e tre pacientëve të tjerë të shtruar në repartin e mjekimit intensive. Gjendja e tyre vazhdon të jetë kritike edhe përkundër të gjitha masave që merren nga ekipet tona mjekësore.
Si bashkëqytetar, si prind i tre fëmijëve, si mjek, e mbi të gjitha si njeri, nuk gjej dot fjalë për të shprehur ngushëllime për familjarët, miqët dhe të afërmit e familjes në fjalë.O Zot falu durim!”, shkruan Ilir Hasani.