Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi:Treni del nga binarët, dy të vdekur dhe dy të lënduar në...

Tragjedi:Treni del nga binarët, dy të vdekur dhe dy të lënduar në Itali

Autoritetet janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit Dy persona kanë vdekur pasi një tren i shpejtë doli nga binarët, afër qytetit italian, Lodi, kanë thënë shërbimet e emergjencës. Dy të vdekurit kanë qenë ngasës të trenit.

Dy të tjerë, njëri mirëmbajtës i trenit, është i lënduar rëndë, por jo në rrezik për jetën. Treni ishte nisur nga qyteti Milano drejt Salernos.

Të gjitha shërbimet e trenave të shpejtë në drejtimin Milan-Bolonja janë pezulluar sot. Trenat me shpejtësi 300 kilometra në orë konsiderohen të saktë dhe të sigurt në Itali. Kompania hekurudhore ka thënë se njëri nga vagonët ka humbur drejtimin para se të hynte nën një ndërtesë pasi fillimisht ka goditur një vagon mallrash në binarin paralel, çka ka ndikuar në pas në largimin e gjithë trenit nga binarët. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments