Në prag të votimit të qeverisë teknike, si dhe shpërbërjes së kuvendit për shkak të zgjedhjeve të 12 prillit është jashtëligjore të bëhen punësime, avansime, dhe sistematizime në institucione shtetërore. Me ç’rast edhe veprimi i zëvendës ministrit të brendshëm, i cili lavdërohet me avansimin e shqiptarëve në sektorin e policisë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut është joligjor.
Aleanca për Shqiptarët publikisht pyet zëvendësministrin Nuhiu pse iu desh të priste zgjedhjet për të emëruar shqiptarë si kryeshefa të policisë, apo thjesht po emëroni ushtar partiak që do të blejnë vota për ju!
Emërimi i Arben Dumanit në Dibër, Basri Vejselit në Gostivar, Edmond Murtezanit në Çair-Butel, Dritan Ajros në Strugë, Amdin Eminit në Kërçovë, Elvir Limës në Shkup e riemërimi i Amir Dalipit në Tetovë tregon qartë bashkëpunimet partiake që bëni me partnerët tuaj maqedonas për blerje të votave shqiptare. A mund të tregoni ju zëvendës ministër cila parti dha urdhërin që ju po zbatoni për këto emërime partiake.
Çka realisht fshihet pas ksaj shkeljeje ligjore, a po fitojnë shqiptarët me të vërtetë apo thjesht ju dhe partia juaj po shisni votat shqiptare për të fituar ca tjera diku tjetër!
Këto emërime sipërfaqësore nuk do t’ju kryejnë punë zëvendësministër sepse shqiptarët e dinë se kush jeni ju, dhe si vepruat më 27 prill të vitit 2017.
Aleanca për Shqiptarët për arrtije të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në vendbanimet shqiptare pas 12 prillit do të sjell ligj i cili nuk do të lejojë zbrazëtira për manipulime.
Veç manipulimeve me punësimet dhe avansimet e ushtarëve tuaj partiak, ju nuk po kryeni punën tuaj prandaj për të njëjtat reagojnë biznesmenët shqiptarë që departamentet policore të vendbanimeve shqiptare të ngjasojnë në departamente siç duhet.
Sepse është absurde që në vend të MPB-së, renovimet e departamenteve policore t’i bëjnë biznesmenët shqiptarë ndërkaq meritat t’ua vidhni ju.
Zotëri zëvendës ministër nuk është koha të lavdëroheni, sepse puna flet vetë ndërsa qytetarët tashmë e dijnë se kujt duhet t’i besojnë.
Aleanca për Shqiptarët-
Departamenti për Punë të Brendshme