Një fëmijë 10 vjeçar ka mbetur I lënduar nga shpërthimi i një kapsolle. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. I mituri është dërguar në urgjencë ku ka marrë dhe mjekimin e specializuar.
Pavarësisht se qeveria e ka ndaluar përdorimin e shumë prej mjeteve piroteknike (përfshi këtu dhe kapsollat), sërish thuajse të gjithë Shqipërinë mund të gjesh lirshëm fishekzjarrë apo kapsolla. Duket se edhe për këtë vit nuk do të mungojnë lëndimet e personave për shkak të mjeteve piroteknike.